469 Vjet “Meshari” i Gjon Buzukut

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon Buzuku e përfundoi së shkruari ‘Mesharin’ e tij, që deri më sot njihet si vepra e parë letrare e botuar në gjuhën shqipe.
Vetë autori, dom Gjon Buzuku, shkruan në parathënien e ‘Mesharit’ se e mbaroi “së shkruami” veprën më 5 janar 1555.

Ai kishte filluar së shkruari më 20 mars 1554 dhe kishte përfunduar më 5 janar të vitit mëpasshëm, sepse në gjuhën shqipe nuk ekzistonte përkthimi i Shkrimeve të Shenjta – Biblike, me qëllim që të ndriçohej mendja e atyre që dinin të lexonin, në mënyrë që besimtarët të kenë mundësinë ta kuptonin, se sa sublim, i gjithëpushtetshëm dhe i mëshirshëm është Hyji ynë ndaj atyre që e duan me gjithë zemër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here