Janari muaji i Acarit Dimëror? Priten rënie drastike

Sipas parashikimeve të motit Janari do të jetë muaji më i ftohtë i dimirit, ku priten të regjistrohen temperature deri në – 6 gradë celcius dhe ditët e ftohta pritet të nisin pas datës 10 dhe të arrijnë kulmin në mesin e janarit.

E diela do të sjellë rënie me 4 apo 5 gradë, duke bërë që temperaturat maksimale të jenë 14 ose 15 gradë celcius. 10 ditëshi i parë i janarit parashikohet i ngrohtë dhe i lagësht, por presim ditë shumë të ftohta në mesin e janarit, duke filluar pas datës 10. Janari do të jetë muaji që do të regjistrojë temperaturat më të ulëta në krahasim me dhjetorin dhe shkurtin që janë muajt e dimrit. 

2024 ka nisur me reshje të pakta dhe jo problematike. Kjo javë do të mbyllet me kushte të paqëndrueshme, do të ketë reshje dhe vranësira. Reshjet më së shumti i presim përgjatë fundjavës. Do të nisin të shtunën në mbrëmje, do të ketë rebeshe e diela, pothuajse në të gjithë territorin dhe më pas do të mbeten prezent gjatë gjithë javës tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here