96 Vjet Avni Mula

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 4 janar 1928 u lind në Gjakovë, këngëtari dhe kompozitori i mirënjohur, Avni Mula.
Familja e tij u shpërngul nga Gjakova në Shkodër kur ai ishte i ri dhe pas Luftës së Dytë Botërore u shpërngul në Tiranë. Ai studioi në Konservatorin Çajkovski dhe u diplomua në vitin 1957 si këngëtar lirik dhe bariton. Ndërsa studionte në Moskë u martua me Nina Nula (23 nëntor 1931–12 dhjetor 2011), një grua ruse nga Izhevsk. Ai është i ati i sopranos Inva Mula.
Avni Mula ishte pjesë e Trupës Kombëtare të Këngëve dhe Valleve dhe e Trupës së Ansamblit të Ushtrisë.
Ai fitoi disaçmime gjatë karrierës së tij si kompozitor dhe këngëtar në Festivalin e Këngës, RTSH.
Nga kompozimet dhe këngët e tij më të famshme janë: “Nënë Moj Do Pres Gërshetin” që fitoi çmimin e parë në Festivalin e vitit 1976, interpretuar nga Vaçe Zela.
“Një Djep Në Barrikadë”, që fitoi çmimin e parë në Festivalin e vitit 1982, kënduar nga Marina Grabovari.

Gjithashtu “Këngët e atdheut tim” “Valsi i Lumturisë”.

Mula shkroi operën Nënë Shqipëri dhe dy kompozime për filmat Lumi i Dritës dhe Karnavalet e Korçës.

Në vitin 1998, Mula, si kryetar i jurisë së Festivalit të Këngës, shpalli fituese këngën e Albërie Hadërgjonajt “Mirësia dhe e Vërteta”, duke e bërë Hadërgjonaj këngëtaren e parë kosovare që fitoi Festivalin e RTSH.
Për kontributin e tij në art, ai u vlerësua me dy çmime të larta: Artist i Popullit dhe Nderi i Kombit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here