Durim dhe largpamësi
Viti 2024 konsiderohet një vit i vështirë për shenjën tuaj, por konstruktiv. Instalimi i Saturnit pranë Neptunit te Peshqit, përballë shenjës suaj, sjell një valë të re vështirësish që nisin në fushën e marrëdhënieve, të cilat nuk duhet t’ju tmerrojnë.
Metafizikisht, duket se këto vështirësi që do të përjetoni në jetën tuaj janë të nevojshme për t’ju dhënë masën e forcës tuaj dhe për të fituar kështu vetëbesim dhe vetëvlerësim më të madh. Në përgjithësi, tranzitet planetare do të testojnë tolerancën dhe durimin tuaj, veçanërisht në prill me Marsin në shenjën tuaj dhe më pas në qershor, kur Jupiteri do të vendoset te Binjakët. Pra, shfrytëzojeni 2024-ën si një mundësi për të treguar se çfarë vleni! Në fund të fundit, konsiderohet si një nga shenjat më të vetëkontrolluara dhe armët që mposhtin Saturnin janë mençuria, gjakftohtësia dhe së fundi, puna e palodhur. Meqenëse jeni të detyruar t’i përdorni ato, duajini ato!
Pjesa tjetër e faktorëve planetarë do t’ju ndihmojë të keni qëndrueshmëri mendore dhe fizike, për sa kohë që nuk neglizhoni të krijoni një orar të mirë aktivitetesh që do t’ju lejojë disa orë pushim dhe qetësi. Vështirësitë do të jenë të pranishme pothuajse kudo. Disa do të kenë nevojë që ju të merrni përsipër përgjegjësitë familjare pas majit dhe të duroni dhimbje zemre, apo probleme shëndetësore të njerëzve tuaj, në pranverë ose në vjeshtë. Shumë do të stresohen financiarisht në tremujorin e parë nga pengesat ose fatkeqësitë e papritura. Tregoni kujdes në marrëveshjet, verbale apo të shkruara, sado të favorshme që mund të duken në shikim të parë.
Në fushën profesionale ka interes të përzier me pasiguri dhe punë mosmirënjohëse. Ata prej jush që kanë diçka të sigurt, mos e lini për diçka më të mirë, të paktën jo deri në vjeshtë. Në muajt e verës, mos bëni ekspozime të rrezikshme që përfshijnë pjesëmarrje financiare nga ana juaj. Dhe sigurisht, një fushë të cilës duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë është ajo emocionale, pasi do të mbetet në hije gjatë gjithë këtij viti nga afrimi i ngushtë i Neptunit me Saturnin. Kujdes momentet kur do të tundoheni dhe do të keni impulsin e një vlerësimi të eksitimit të madh dashuror. Shihni nëse ky version është më shumë imagjinar sesa real!
Disa prej jush do të zbulojnë një të vërtetë që do t’ju shqetësojë deri në palcë dhe disa prej jush do t’i japin fund një lidhjeje pasi të kuptoni se, për shumë vite, ajo është balsamosur. Dihet që askush nga ju nuk është i kënaqur me situatën që do të mbizotërojë në pranverë dhe fillim të verës. Kjo nuk duhet t’ju bëjë të trishtuar apo pesimistë. Përfundimi i marrëdhënieve do të thotë, herët a vonë, një fillim i ri. Deri atëherë, gjeni zëvendësues të vegjël ose kënaquni me miqësi sentimentale, sepse duhet ta dini se këtë vit, asgjë e re dhe e vlefshme nuk do të vijë.
Beqarët mbani lirinë tuaj për aq kohë sa mundeni dhe ata që duan të shpëtojnë një lidhje që vazhdon t’ju shqetësojë, bëni durim! Nëse viti 2024 kalon pa “katastrofa”, ju do ta keni fituar ndeshjen dhe do të mund të filloni sërish një rinovim rrënjësor të jetës suaj të dashurisë, që do të forcohet patjetër në vitin 2025.