Andi Hoxhaj, profesori shqiptar, pedagog i drejtësisë në Universitetin “College of London” është nderuar me titullin “OBE- Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike”.
Z. Hoxhaj është i pari shqiptar që êshtë nderuar me medaljen e lartë në Britani, “Oficer i urdhrit të Perandorisë Britanike”.
Bëhet fjalë për një urdhër ky i vendosur nga Mbreti George V në vitin 1917 për shërbime në perandorinë britanike.
Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, duke shprehur vlerësim për nderimin e një shqiptari atje, thotë se është i kënaqur që puna e madhe e promovimit të partneritetit ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë është njohur në mënyrë të tillë nga qeveria e Britanisë së Madhe.
“Tejet i gëzuar që puna e madhe në promovimin e partnershipit të universiteteve britanike dhe lidhja mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë vlerësohet”, ka thënë ambasadori Smith.