Radio publike e Francës, “France Internationale” ka publikuar një artikull ku raporton rreth situatës në Ballkanin Perëndimor, ku fokusi është tek protestat në Serbi pas fitores në zgjedhje të presidentit Aleksandër Vuçiç, ku partia e tij akuzohet për manipulime të zgjedhjeve.
Por, në një paragraf raportohet edhe për vendin tonë, i cili nis me titullin “Pranë një arrestimi të Edi Ramës?“, ndërkohë që në tekst flitet për heqjen e imunitetit të kreut të PD-së, Sali Berisha, që i hap rrugë arrestimit të tij.
“Pranë një arrestimi të Edi Ramës?
Në Shqipëri, Kuvendi votoi për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit dhe kreut të opozitës, Sali Berisha. Vendimi i kërkuar nga Partia Socialiste e Edi Ramës i hap rrugën arrestimit të tij të mundshëm në kuadër të një hetimi korrupsioni.” – thuhet në tekst.