Arrestohet Miss Bolivia

Arrestimi i Mercado Campos, Miss Bolivia, ishte një lajm shokues për shumë, edhe pse fokusi kryesor ishte kapja e partnerit të saj Vásquez.

I dashuri i saj i njohur në zonë si Andrés Vásquez, është aktualisht i kërkuar nga drejtësia për t’u marrë në pyetje mbi trafikun e drogave në zonë.

Prokurori Geraldo Balderas deklaroi se: “I dashuri i saj po hetohet për trafik të substancave të kontrolluara dhe aktualisht është në arrati.

Balderas tha gjithashtu se video të gjetura në celularin e Campos tregonin atë dhe partnerin në një numër eventesh ilegale me armë të sekuestruara tashmë nga policia.

Campos ka marrë masën e 30 ditëve paraburgim deri në paraqitjen në gjyq, pasi testet në makinën e saj kishin provuar dhe akuzat e zotërimit të drogave, sipas prokurorëve.

Ajo po mbahet në burgun e Trinidad në Beni, në verilindje të Bolivisë, e akuzuar për trafik armësh. Mediat vendase raportojnë se ajo u gjet me një sasi të konsiderueshme armësh e automatikësh AK-47 si dhe municione në shtëpinë e saj.

E dyshuara Alondra Mercado Campos, e njohur ndryshe nga dhjetra mijëra ndjekësit e saj në rrjetet sociale si Alondra MC, 22 vjeçe, ka qenë Miss Bolivia Mundo 2020 e gjithashtu Miss Charm Bolivia 2023. Ajo vazhdimisht u jep 40,000 ndjekësve në rrjetet sociale pamje në bikini nga plazhi apo foto të tjera me veshje joshëse në fustane nga evente VIP.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here