Konferenca Kombëtare Antikorrupsion, Rama: “Për herë të parë, ndahet pushteti nga politika.”

Aktualisht në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku po prezantohen arritjet kryesore në luftën kundër korrupsionit, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria ka filluar të ndahet nga faza kur korrupsioni ishte sistem i marrëdhënieve të shtetit me qytetarin. Lufta kundër korrupsionit është një luftë e vazhdueshme.

Përsa i përket Reformës në Drejtësi Rama tha se një proces që po ndodh për herë të parë është drejtësia e pavarur, sidomos ndarja e pushtetit nga politika. Shqipëria nuk e ka patur kurrë këtë fazë. Ky është një fakt inkurajues dhe një proces me uljet e ngritjet e veta, por është procesi i duhur, në vendin e duhur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here