Kolendrat, janë urime, lavdërime apo kënge festive që këndohen nga fëmijet zakonisht në Vigjilje të Krishtlindjeve, të shën Vasilit (1 Janar), dhe të Theofanisë (Pagëzimit të Jisu Krishtit në 6 Janar).
Kolendrat janë një traditë mjaft e rëndësishme sepse dëshmojnë ngjarjet e shenjta por njëkohësisht krijojnë atmosferë festive. Ato sjellin lajmin gazmor të Mesia Shpëtimtarit Jezu Krisht dhe ngjarje që lidhen me të.
Në vendin tonë kolendrat janë kënduar që herët nga fëmijët…
Brenda kësaj tradite, secili prej nesh, ruan kujtime të veçanta dhe njëkohësisht mjaft nostalgji per emocionin, gëzimin e përgatitjes së grazhdit të Krishtlindjes, blerjes së Comangeve (çekiçë prej druri për të trokitur dyerve të familjeve të krishtera orthodhokse) dhe në vazhdimësi, këndimit të kolendrave, marrjes së disa dhuratave simbolike, si fruta, të holla dhe disa kuleçe kreshmore që për këtë ditë quhen Kolendra ose Kolinde, të cilat jepeshin dhe përgatiteshin nga familjarët që hapnin portat e shtëpive kur dëgjonin të trokiturat.