Shqipëria e katërta në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës

Një ditë më parë, të gjitha mediat pro qeveritare i dhanë zë “uljes” së çmimit të naftës me vetëm 10-15 lekë për litër. Nafta nga 200 lekë që ishte litri, tani po shitet me 185-190 lekë/litri.

Por kjo “ulje” që vjen pas gjashtë muajsh, as që krahasohet me çmimin që duhet të jetë në të vërtetë. Ditën e sotme, datë 19 Dhjetor, një fuçi nafte në bursën e Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shitet për 72.2 dollarë. Sipas kësaj burse, në Shqipëri çmimi duhej të ishte, 160-165 lekë/litri dhe jo mbi 180 lekë/litri ashtu siç është sot.

Ndërkohë sipas të dhënave nga Global Petrol Price, datë 11 Dhjetor 2023, Shqipëria renditet në vendin e katërt në rang global për çmimin më të lartë të naftës. Pas Hong-Kongut, Monakos dhe Islandës, Shqipëria renditet në vendin e katërt me 1 litër nafte 2.088 dollarë duke lënë pas edhe vende më të shtrenjta si Holanda, Lihtenshtejni, Zvicra apo edhe Singapori.

Ndërkohë edhe në rajon, Shqipëria mban vendin e parë për çmimet e larta, pasi Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia kanë çmime më të ulëta krahasuar me ne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here