82 Vjet që na mungon Kristo Dako

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 16 dhjetor 1941 ndërron jetë Kristo Dako, veprimtar i mërgatës shqiptare, ministër i shtetit shqiptar dhe arsimtar.

 

U lind në Korçë më 24 dhjetor 1876, i biri i Anastas Dakos. Më 1887 Dako emigroi në Bukuresht, Rumani, ku mbaroi shkollën e mesme më 1898, dhe më 1902 Fakultetin e Matematikës. Nga ky vit u u aktivizua në shoqëritë Shpresa dhe Dituria të kryeqytetit rumun. Më pas shkoi në Shtetet e Bashkuara, ku ndoqi dhe mbaroi Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Oberlindit në vitet 1906-1913.

Më 1908 u kthye në atdhe dhe më 1909 qe pjesëmarrës në Kongresin e Elbasanit. Më 1913 u zgjodh president dhe redaktor i gazetës Dielli, organ i Federatës Mbarëshqiptare Vatra më 1913. Dako mori më vonë pjesë në Konferencën e Paqes së Parisit më 1919. Dako është takuar dy herë me presidentin e Shteteve të Bashkuara Woodrow Wilson për t’i shpjeguar atij interesat kombëtare të Shqipërisë.

Më 1921-1922 qe deputet i Partisë Përparimtare dhe më pas u bë pjesë e “Bashkimit të Shenjtë”. Më 1921 u caktua ministër i Arsimit në qeverinë pakditore të Hasan Prishtinës gjatë krizës së dhjetorit. Më pas u tërhoq nga politika dhe iu përkushtua arsimit. Më 2 tetor 1922 hapet instituti “Kyriaz”, më 11 prill 1925 iu vendos guri i themelit në godinën e re në Kamëz.

Ndërroi jetë më 16 dhjetor 1941 në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here