Itali – Meloni respekton vendimin e Kushtetueses

Giorgia Meloni, Kreministrja e Italisë, ka dhënë një intervistë për mediat italiane ku ka folur mbi pezullimin e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët, pasi të mërkurën më 13 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Bardhi-Berisha të cilët e konsideronin marrëveshjen si antikushtetuese.

Meloni theksoi se nuk ka asnjë plan B në këtë rast dhe shtoi se shpreson që të mos ketë një vendim që do të anulonte marrëveshjen, duke theksuar se respektonte vendimet që merr një vend sovran si Shqipëria.

“Sa i takon Shqipërisë, nuk di të them. Nuk mund të them se ç’do ndodhë, shpresoj që të mos ketë anulim, por nuk ndërhyj. Jam optimiste që nuk do të ketë, por nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në një vend sovran. Respektoj vendimet e një vendi sovran. Të shohim çdo të ndodhë në javët e ardhshme dhe do të bëjmë më të mirën tonë, që ta përshpejtojmë edhe më shumë nëse gjërat shkojnë mirë. Për momentin nuk kemi nevojë për një Plan B”- tha Meloni.

Ndërsa në rast se Gjykata Kushtetuese në Shqipëri jep dritë jeshile për marrëveshjen, kryeministrja italiane u shpreh se do të ketë një përshpejtim të procedurave për ngritjen e kampeve dhe strehimin e emigrantëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here