Të shtëna me armë në burgun e Peqinit. Raportohet se i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj ka qëlluar drejt një punonjësi policie me armë zjarri.
Mjacaj nën kërcënimin e pistoletës ka mbajtur peng punonjësit e kuzhinës, në burgun e Peqinit. Më pas ka qëlluar nga dy të burgosurve të tjerë Indrit Shaqja dhe Arben Lleshit, ky i fundit mësohet se ka ndërruar jetë.
Ajo që mbetet e paqartë se si Mjacaj është armatosur, por dyshohet se arma tip pistoletë është futur me dron në burgun e Peqinit.
Në vendngjarje janë Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale te Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve, Forcat RENEA.
Situata është tërësisht nen kontroll, autori është izoluar dhe po hetohet ngjarja. Hetimin e ka marrë në dorë Prokuroria e Elbasanit!