Gjykata Kushtetuese pezullon Marrëveshjen Rama-Meloni

Më 6 Dhjetor, 30 deputetë paraqitën në GjK një kërkesë zyrtare për kontrollin e kushtetueshmërisë në protokollin të nënshkruar mes Këshillit të Ministrave të vendit dhe qeverisë italiane. Kjo kërkesë u paraqit para ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend, pasi sipas palës opozitare nuk është respektuar procedura e negocimit dhe nënshkrimit, pasi protokolli bën pjesë në ato kategori marrëveshjesh që kërkojnë autorizimin e Presidentit. 

Po ashtu ata kanë paraqitur dhe 3 kërkesa për pezullimin e procedurave parlamentare për ratifikimin, seancë që ishte planifikuar të mbahej në Kuvend ditën e nesërme.

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka njoftuar se do e kalojë çështjen në shqyrtim në mbledhjen e gjyqtarëve, pasi sipas tyre kërkesa plotëson kriteret e duhura. Kjo do ndodhë më 18 Janar të Vitit të ardhshëm. 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here