Kjo pikturë e Pablo Picasso e zotëruar më parë nga i ndjeri Sir Sean Connery, u shit për 20.7 milionë euro (7 17.7 milionë).
Portreti i vitit 1969 i një truproje të titulluar “Buste d’homme dans un cadre – Portreti i një njeriu në kornizë”, u shit nga Christie’s në Hong Kong, me oferta që fillonin nga 11.7 milionë euro.
Georgina Hilton, drejtuesja e ankandit të projektit, veshi një smoking si një homazh emocionues për Sean Connery në rolin e James Bond. Ajo theksoi se konsiderohet si “një nga pikturat më të bukura dhe më mbresëlënëse të artistit të dekadës së fundit të jetës së tij” nga ekspertët e artit dhe e cilësoi veprën si “tronditëse”.
Sipas Times, Adrien Meyer, bashkë-kryetar i Artit Impresionist dhe Modern në Christie’s, tha: “Është një privilegj i madh për Christie’s që familja e Sir Sean Connery të ketë besuar shitjen e këtij portreti të mrekullueshëm të Pikasos. Nuk është për t’u habitur që një titan i industrisë së filmit tërhiqej nga kjo arritje e titanit më të madh të artit bashkëkohor “….
Stiv Connery i biri i Aktorit të lindur në Edinburg, në një deklaratë para ankandit, përshkroi pamjen entuziaste artistike të babait të tij dhe dashurinë për pikturën, si dhe martesën e tij shumëvjeçare me Micheline (Rockburn), një piktore e njohur ndërkombëtarisht”. Për “Buste d’homme dans un cadre”, Picasso u frymëzua nga piktorë të famshëm të epokës së artë, si Rembrandt dhe Velasquez dhe gjigantët e letërsisë, Shekspiri dhe Dumas.