Gëzuar Ditëlindjen Viktor Zhusti!

Aktori i mirënjohur Viktor Zhusti sot feston ditën e lindjes dhe mbush plot 81 vjeç.

Lindi më 8 dhjetor 1942 në Athinë, Greqi.

Jo vetëm përpara viteve ’90, ishte një nga aktorët më të kërkuar, por edhe sot vijon të jetë. Galeria e roleve të Viktor Zhustit është e pasur. Ka luajtur partizanin e ashpër, por edhe babain e dhembshur, të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin, që mundohet të tejkalojë paragjykimet. Disa prej filmave ku ai ka luajtur, mund të përmendim telekomedinë “Shi në plazh” ku luan rolin e Alber-it, një nga komeditë më të bukura shqiptare, që i ka rezistuar kohës. Për të vijuar me filmin “nëntori i dytë” ku luan rolin e Pandeli Sotirit “Taulanti kërkon një motër” rolin e babait, Pirros. Një tjetër rol babai, tek “Kur xhirohej një film” për të vazhduar me rolin e Llano Bletës tek “Dhe vjen një ditë” “Malet me Blerim mbuluar” . Roli i doktorit në skenën e teatrit Kombëtar me “Të gjithë kanë huqe” e ktheu atë pas gati 20 vjetesh sërish në vëmendjen e publikut dhe deri më sot ka mishëruar një sërë personazhesh të tjerë në skenën e Teatrit. Shfaqja e fundit që ende po vazhdon, është ajo e Mbretit Lir, ku luan vetë Mbretin.

I urojmë edhe 100 Viktorit tonë të dashur!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here