Kryeministri Rama ka lajmëruar ditën e sotme në një status në rrjetet sociale për Hapjen e Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, si dëshmi e ushtrisë shqiptare. Por, në kushtet në të cilat ndodhet ushtria shqiptare, a ndihmon hapja e një muzeu për të treguar historinë e saj, e cila de facto përfundon pas vitit 90, kur Sali Berisha shkriu Institutin Informativ Ushtarak, duke nxjerrë gjithashtu të gjithë ushtarakët në pension të parakohshëm?
Kujtojmë se sot është edhe dita e Aviacionit Civil, një nga komponentët e Ushtrisë së një Shteti.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me ftesën për të vizituar hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, si një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare në 5 pavione të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme, ju uroj një ditë të mbarë🙏” shkruan Rama në
rrjetet sociale.