100 vjet Mësuesi! Ja çfarë përmbante një kontratë pune për mësuese në 1923

Një listë e çuditshme rregullash për mësueset femra e shtypur në një kontratë punëdhënësi nga viti 1923 ka ngritur habi pasi u postua në mediat sociale.

Imazhi u ngarkua në një grup australian në Facebook dhe detajonte 14 rregulla që diktojnë se çfarë mund të pijë, të veshë mësuesja e punësuar dhe madje edhe ku mund të shoqërohet.

Marrëveshja e detajuar i ndalonte mësuesit të hipnin në të njëjtin mjet me një mashkull, të martoheshin ose të largoheshin nga qyteti pa leje.

Kodi i veshjes për mësuesit në shkollë në vitin 1923 ndalonte ngjyrat e ndezura, grimin, flokët e lyer dhe këmbënguli që mësuesit “të vishnin të paktën dy petka”.

Arsimi nuk ishte detyra e vetme në rendin e ditës me mësuesit që pritej të punonin si portier për klasën “duke pastruar dyshemenë çdo javë” dhe madje duke ndezur oxhakun në orën 7 të mëngjesit “për të ngrohur dhomën” për studentët që e nisën ditën në ora 8 e mëngjesit.

 

Ja çfarë përmbante një kontratë pune për mësuese në vitin 1923 në SHBA:

Zonja pajtohet që të:

1.Mos martohet. Kjo kontratë anulohet automatikisht nëse mësuesja martohet.

 

  1. Mos shoqërohet me meshkuj.

 

  1. Qëndrojë në shtëpi ndërmjet orës 20:00 – 06:00 në mëngjes.

 

  1. Mos hyjë në ëmbëltore të qendrës së qytetit.

 

  1. Mos ta lëshojë vendin pa ndonjë arsye dhe pa lejen e presidentit të Këshillit të Delegatëve.

 

  1. Mos tymosë cigare. Kjo kontratë anulohet automatikisht nëse mësuesja ndez cigare.

 

  1. Mos pijë birrë, verë ose uiski. Kjo kontratë anulohet automatikisht nëse mësuesja gjendet duke pirë birrë, verë ose uiski.

 

  1. Mos udhëtojë në veturë ose automobil me asnjë mashkull, përveç nëse ai është i vëllai ose babai i saj.

 

  1. Mos të veshë rroba me ngjyra që shkëlqejnë.

 

  1. Mos t’i ngjyrosë flokët.

 

  1. T’i përdorë të paktën dy gjëra femërore.

 

  1. Të mos përdorë veshje që janë më shumë se pesë centimetra më lartë se gjunjët.

 

  1. Ta mbajë klasën e pastër:

 

  1. a) Ta pastrojë dyshemenë së paku njëherë në ditë.

 

  1. b) Ta pastrojë dyshemenë me ujë të nxehtë së paku njëherë në javë.

 

  1. c) Ta pastrojë dërrasën e zezë së paku njëherë në ditë.

 

  1. d) Ta ndezë zjarrin në orën 07:00 në mëngjes, në mënyrë që të jetë e nxehtë kur fëmijët të mbërrijnë në orën 08:00.

 

  1. Të mos përdorë krem të fytyrës dhe as makijazh për buzë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here