Autoritetet shqiptare kërkuan ndihmë nëpërmjet Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe Shteti Helen u përgjigj menjëherë.
Greqia po dërgon në Shqipëri një avion Canadair CL-415 për të asistuar në zjarrin e madh në ishullin e Sazanit në hyrje të Gjirit të Vlorës.
Autoritetet shqiptare aplikuan nëpërmjet Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmë dhe Greqia u përgjigj menjëherë, pasi me urdhër të Ministrit të Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Christos Stylanidis, Greqia vuri në dispozicion të Mekanizmit një avion Canadair CL-415 që tashmë është nisur për Shqipërinë.
Vlen për t’u nënvizuar se shteti Helen ka asistuar shumë herë Shqipërinë fqinje, si për përballimin e zjarreve në pyje duke dërguar mjete ajrore (2017), ashtu edhe në rastet e përmbytjeve (2017) dhe tërmeteve (2019).