Izraeli rifilloi bombardimet/ Vështirësi në shpërndarjen e ndihmave në Gaza

Izraeli rifilloi fushatën e tij ushtarake kete të premte, ndërkohë shoferët e kamionëve të ndihmave thanë se prisnin vonesa të mëtejshme në procesin e dërgesës që ishte përshpejtuar për një kohë të shkurtër gjatë një armëpushimi njëjavor.

“Bombardimi ka vazhduar që në orën shtatë të mëngjesit. Ka aeroplanë dhe artileri dhe ne nuk kemi lëvizur”, tha shoferi Saleh Ebada, i cili kishte pritur tashmë të hynte në vendkalim për inspektim për tetë ditë kur luftimet rifilluan.

Burimet egjiptiane të sigurisë dhe një zyrtar i Gjysmëhënës së Kuqe thanë se kamionët e ndihmave dhe karburantit kishin ndaluar hyrjen nga Egjipti.

Zyrtarët e OKB-së e përshkruan rifillimin e luftimeve si “katastrofike” dhe thanë se vazhdimi i shpërndarjes së ndihmave ishte në dyshim.

Një zëdhënës i pikës kufitare Rafah konfirmoi se hyrja e kamionëve që transportonin ndihma, karburant dhe gaz të nevojshëm nga Egjipti në Rripin e Gazës ishte ndalur për shkak të rifillimit të bombardimeve izraelite.

Rafah ka qenë e vetmja pikë hyrëse për ndihmën që shkon në Gaza që kur Izraeli filloi të rrethonte dhe bombardonte territorin bregdetar si hakmarrje për një inkursion vdekjeprurës të 7 tetorit dhe kapjen e pengjeve nga grupi i armatosur palestinez Hamas, raporton EL Jazeera.

Ashraf al-Qudra, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, i bëri thirrje “çdo ndërgjegjeje të gjallë” që të lejojë hapjen e kalimit Rafah në mes të një krize humanitare “jashtëzakonisht katastrofike”.

“Ndihma mjekësore që hyri në Gaza gjatë armëpushimit është e mjaftueshme vetëm për një ditë”, tha al-Qudra në një deklaratë. “Sektori shëndetësor në Gaza është jashtë shërbimit në çdo kuptim të fjalës,” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here