Lajmi i fundit vjen nga fshati Pishkash në Elbasan, ku nxënësit rrinë e presin në shkallët e Shkollës për të 5-tën ditë rradhazi të zhvillojnë mësim. Shkolla nuk ka në gjendje asnjë mësues, e nuk dihet arsyeja. Prindërit të alarmuar janë mbledhur para shkollës në protestë ku shprehen se, përvec se nuk ka mësues, kushtet në shkollë janë miserabël e të papërshtatshme për të zhvilluar mësim. Ata kërkojnë që të gjendet një zgjidhje.
Meqënëse shkolla ka gjithsej 12 nxënës, e zhvillojnë mësim të përbashkët, të paktën të bëhet i mundur transferimi në një shkollë tjetër, ku të jetë i mundur aksesimi me transport.