Zjarr në azil, asfiksohen 10 të moshuar

Fier – Rreth orës 15:30 ndërtesa e azilit u përfshi nga flakët.
Zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike të ndodhur në godinën pranë shtëpisë së të moshuarve. Fillimisht flakët janë pikasur në katin e dytë, duke shkaktuar dëme materiale ndërkohë që në panik 51 të moshuarit mes tymit e flakëve kanë dalë në oborr.

Një prej të moshuarave tregon se ajo ka qenë në dhomë në momentin kur ka ndjerë aromën e tymit e më pas ka rënë alarmi për zjarr. Ajo gjithashtu tregon se ka qenë e vështirë dalja përmes shkallëve pasi tymi kishte mbuluar gjithë godinën.

“Kur unë e pashë, tymi po vinte. Gjithmonë sirena bie për një incident të vogël. Kur e pashë tymin i thashë shoqes së dhomës çohu se po mbushet shtëpia me ty. Dhe ikëm avash avash, kur shkuam te shkallët e dyta nuk u mbushëm dot me frymë. Pastaj erdhën dhe na ndihmuan. Nuk ka pasur incidente. Kam 6 vite këtu dhe nuk ka bërë vaki. Shkëndija elektrike çfarë nuk mund të japi.  Ishim të gjithë brenda. Ka ardhur i gjithë tymi brenda dhe u bllokuam brenda. Jemi të gjithë brenda. Asnjë nuk prek shyqyr Zotit. Ishte një moment paniku por jo i dëmshëm”, tha një tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here