SKANDAL: Ndëpritet kontrata e inceneratorëve me Zimbabven, shkak korrupsioni.

Nga mediat në Zimbabve mbërrin lajmi se ndërpritet kontrata e inceneratorëve e kompanisë “Geogenix BV”. Ndërprerja e kontratës u bë nga Këshilltarët lokalë të Hararës, të cilët gjithashtu janë shprehur se kjo kontratë qe nënshkruar me presionin e qeverisë.  Motivacioni qe se kontrata është kryer pa studim fizibiliteti. Kreu i Këshillit Bashkiak të Hararës gjithashtu është shprehur se kjo kontratë është nëna e të gjithë korrupsionit.

Rikujtojmë se “Geogenix BV” fitoi kontratë 344 milion$ me kohëzgjatje afro 30 vjet, në Tiranë.  Kompania “Geogenix BV” e themeluar në Hollandë, kishte objekt të veprimtarisë së saj, ndërtimin, administrimin, operimin dhe transferimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Tiranë dhe prodhimin e energjisë për autoritetin kontraktues, duke përfshirë financimin, ndërtimin, vënien në punë, furnizimin, transmetimin, shpërndarjen, shitjen dhe eksportin e energjisë elektrike në ketë kontrate koncesioni si dhe çdo lloj tjetër aktiviteti tregtar që lidhet dhe ushtrohet sipas kësaj kontrate, gjithashtu dhe çdo aktivitet tjetër që kontribuon në zhvillimin dhe administrimin e projektit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here