Pakti i Parë i Tiranës mes Shqipërisë dhe Italisë

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 27 nëntor 1926, u nënshkrua Pakti i Parë i Tiranës. Ky pakt italo-shqiptar, i quajtur ndryshe si Traktati i Paqes dhe i Sigurisë, kishte një vlefshmëri 5-vjeçare. Shtrënguar nga pakti, Tirana zyrtare do të pranonte në radhët e ushtrisë dhe të policisë oficerë italianë, për mbikëqyrje dhe për trajnime. Të dy vendet nënshkruese do të ofronin mbështetje ushtarake dhe ekonomike për njëra-tjetrën. Në disa prej neneve të paktit përcaktohej se:
1. Kushdo që shkonte kundër çështjeve ekzistuese të “status quo”-së shqiptare, do të shihej si armik i shtetit shqiptar dhe atij italian;
2. Të dyja vendet nuk do të lidheshin me marrëveshje të tjera politike apo ushtarake që dëmtonin interesat e njëra-tjetrës;
3. Të dyja palët i nënshtroheshin një pajtimi të veçantë nëse lindnin çështje që nuk mund të zgjidheshin me urdhër diplomatik.
Nuk munguan reagimet e ish-Jugosllavisë, e cila ndërmori aksion ushtarak kundër kufirit verior të Shqipërisë me mbështetjen e Francës.
Kjo aleancë jugosllavo-franceze u konsiderua prej Musolinit si një akt kundër Italisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here