Në një ditë si sot dhe pikërisht më 24 Nëntor 1914 Benito Musolini do të përjashtohej nga Partia Socialiste e Italisë. Arsyeja? Kur Italia i shpalli luftë Turqisë në vitin 1911, Musolini u burgos pasi bënte propagandë pacifiste. Pastaj u bë redaktor i gazetës zyrtare socialiste “Avanti”. Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, Benito Musolini deklaroi se Italia nuk duhet të merrte pjesë. Megjithatë, disa muaj më vonë ndryshoi qëndrim. Ai ende pretendonte se ishte socialist, por kolegët e tij nuk ishin dakord. Në një mbedhje në Milano ata vendosën për t’a dëbuar nga Partia Socialiste. dhe Musolini u tha; “Ju nuk mund të shpëtoni prej meje; unë jam dhe gjithmonë do të jem socialist. Ju më urreni sepse ende më doni” Pas kësaj, Benito Mussolini themeloi një gazetë të re, “Il Popolo d’ Italia”, dhe grupin “Fasci d’ Azione Rivoluzionaria”. Fashizmi u bë lëvizje e organizuar politike në mars 1919, kur Mussolini themeloi “Fasci de Combattimento”. Musolini hyri në parlament më 1921; një vit më vonë, ai u ftua nga mbreti për të formuar qeverinë pas një krize qeveritare; dhe parlamenti i dha mandatin “diktator për 1 vit” për të nxjerrë vendin nga kriza. Benito Musolini vendosi kontroll të rreptë; në plan të brendshëm, shpërndau të gjitha partitë e tjera politike; në plan të jashtëm, përdori formë të nacionalizmit agresiv; bombardoi Korfuzin më 1923; ngriti një regjim kukull në Shqipëri; formoi aleancë me Gjermaninë naziste; pushtoi Shqipërinë; sulmoi Greqinë; i shpalli luftë Francës, kur kjo u pushtua nga gjermanët. Ushtria e tij ishte e dobët, dhe shpejt pësoi humbje; kolegët iu kthyen kundër; mbreti e shkarkoi dhe e arrestoi; u shpëtua nga komandot gjermane; krijoi një republikë Fashiste në Italinë veriore; në prill 1945, Benito Musolini niset te largohet nga Italia me një autokolonë gjermane i veshur me uniformë gjermane; autokolona ndalet nga partizanët italianë, të cilët e njohin, e kapin, e ekzekutojnë atë dhe dashnoren e tij dhe më pas i varin të vdekur, me kokë poshtë, në Milano!