50 Vjet Nënë Tereza dhe Urdhri i Nderit të Meritës

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 24 nëntor 1983 në Rashtrapati Shavar, në Nju Delhi, në Indi, Nënë Tereza (lindur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu) në shenjë mirënjohjeje për shërbimin e saj të jashtëzakonshëm ndaj njerëzimit merr Medaljen e Urdhrit të Nderit të Meritës nga Mbretëresha Elizabeth II, gjatë vizitës së Madhërisë së saj me rastin e Takimit  të Shtatë Kryetarëve të Qeverive të Komonuelthit. Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe ishte qytetarja e pestë jo-britanike që u bë anëtare e Urdhrit.
Gjatë ceremonisë së thjeshtë në lëndinën e Lozhës Presidenciale në Nju Delhi, Indi, Mbretëresha i dorëzoi Nënë Terezës simbolin e kuq të Medaljes. Nuk pati fjalime në ceremoninë e cila u ndoq vetëm nga një duzinë njerëzish. Disa nga të pranishmit përfshinin bashkëpunëtorë të Nënë Terezës. Pas pranimit, Nënë Tereza tha: “E pranoj për lavdi të Zotit dhe gjithashtu për punën tonë”.
Themeluar nga Edward VII në 1902, ky Urdhër nderon njerëzit për shërbimin e tyre të shquar në forcat e armatosura, art, shkencë, letërsi ose për promovimin e kulturës. Me këtë Urdhër është nderuar edhe Presidenti i SHBA Dwight Eisenhower.
Nënë Tereza u nda nga jeta më 5 shtator 1997 në moshën 87-vjeçare pasi pësoi një atak kardiak. Vdekja e saj erdhi vetëm disa ditë pas vdekjes së Dianës, Princeshës së Uellsit. Të dya dihej se ishin lidhur me angazhimin e tyre të përbashkët për të ndihmuar të varfërit. Raportohet gjithashtu se një rruzare që Nënë Tereza i kishte dhënë Dianës u dërgua në spital menjëherë pas vdekjes së Dianës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here