Në një ditë si sot dhe pikërisht më 23 nëntor 1843 u lind në
Frasnita të Kozencës në Itali Bernardo Bilota, poet, gjuhëtar dhe folklorist arbëresh. Ishte një ndër nismëtarët e dy kongreseve gjuhësore arbëreshe të mbajtura në Koriljano Kalabro (1895) dhe në Lungër (1897).
Bilota botoi në shqip dy vepra me lirika të vogla të tipit romantik dhe në italisht pesë vepra studimore me karakter gjuhësor, arkeologjik e historik.
Në nëntor 1870, poeti arbëresh Bernard Bilota, filloi të shkruajë poezinë satirike me 1500 vargje të titulluar “Mërkuri i Dorsit”. Me këtë kryevepër, trajtoi nevojën për të luftuar padrejtësitë shoqërore. La në dorëshkrim poemën “Shpata e Skënderbeut në Dibër të poshtme”, e cila u botua në Tiranë më 1967.
Bernardo Bilota ka lënë pa botuar mjaft vepra me interes për njohjen e zakoneve, jetës e gjuhës së popullit arbëresh, vepra me lirika të vogla të tipit romantik dhe në italisht pesë vepra studimore me karakter gjuhësor, arkeologjik e historik.