Eksperimenti “Kellogg”: Si u rritën si vëllezër fëmija me shimpanzenë

Një nga eksperimentet më rrëqethëse të bëra ndonjëherë në historinë njerëzore.
*The Kellogg’s Experiment.*

Dy psikologë, Luella dhe Winthrop Kellogg sollën në jetë një djalë që ata e quajtën Donald. Ata vendosën të rrisin fëmijën e tyre me një shimpanze të quajtur Gua, në një eksperiment për të përcaktuar efektin e mjedisit në zhvillimin e shimpanzeve dhe mundësinë e humanizimit të shimpanzeve.

Ky eksperiment filloi kur Gua ishte 7 muajsh dhe Donald, 10 muajsh. Ata u rritën si vëlla e motër, hanin në të njëjtën kohë, mbanin të njëjtën rrobë, kishin të njëjtat lodra dhe flinin në të njëjtin vend.

Ndërsa eksperimenti përparonte, Donald filloi të kopjonte Gua, të bënte tingujt e një shimpanzeje dhe gjithashtu të ecte si Gua. Gradualisht ai po bëhej një fëmijë i egër. Kjo shkaktoi përfundimin e eksperimentit pasi ata prisnin që Gua të imitonte Donaldin, jo e kundërta.

Eksperimenti pati një efekt afatgjatë tek Donaldi i cili vrau veten në moshën 43-vjeçare. Ndërsa Gua vdiq një vit pasi u nda nga Donaldi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here