Zbulohen pallatet e mbretit Bardhyl dhe Teutës

Janë zbuluar dy pallate në Malin e Zi, që përshkruhen si zbulim “i madh dhe i rëndësishëm”. Lajmi është botuar në revistën e botimeve shkencore në Poloni.

Arkeologët nga Qendra Kërkimore e Evropës Juglindore për Antikitetin e Universitetit të Varshavës, që po studiojnë zonën prej vitit 2000, zbuluan mbetjet e dy ndërtesave monumentale, që mendohet se janë ndërtuar para vitit 260 të erës së re.

“Këto janë strukturat e parë të këtij lloji në zonën e Ilirisë, që mund t’i takojnë mbretit Bardhyl dhe Teuta”, thotë profesori Piotr Dyczek. “Deri tani as nuk e dinim se ekzistonin struktura të tilla”.

Bardhyli ishte mbreti Ilir i Ardianëve dhe ky është zbulimi i parë që tregon vendin se ku ai ka jetuar. Pas vdekjes së tij, pushtetin e mori mbretëresha Teuta që drejtoi Perandorinë Ilire.

Vendndodhja e ndërtesës dhe teknika e përdorur në ndërtim janë unike, krahasuar me shembuj të tjerë të arkitekturës Ilire.

Sipas profesor Dyczka, ndërtesa është djegur gjatë një sulmi të dhunshëm dhe një pallat tjetër u ndërtua mbi të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here