Mbyllet sot Panairi i Librit Tirana 2023, i cili nisi aktivitetin më 15 Nëntor 2023.
Edicioni i 26-të i Panairit të Librit “Tirana 2023”, me pjesëmarrjen e 95 shtëpive botuese nën moton “Libri na bashkon të gjithëve”.
Panairi i librit përgjatë 5 ditëve bëri bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, të cilët u njohën me botimet e reja, problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë autorë dhe studiues.
Festa e librit tashmë është kthyer në traditë ku dashamirësit e librit frekuentojnë ambientet e Pallatit të Kongreseve. Për të gjithë lexuesit e rregullt, ky panair është një nga eventet më të rëndësishëm dhe një nga ngjarjet më të mëdha për gamën e madhe të shtëpive botuese dhe për numrin e madh të titujve.
Ndiqni pamjet më poshtë nga Trakt.al