Dita Botërore e Tualetit

Sot është një ditë zyrtare ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara që kremtohet çdo vit më 19 nëntor për të frymëzuar reagime mbi  krizën globale sanitare. Në mbarë botën, 4.2 miliardë njerëz jetojnë pa kushte sanitare të menaxhuara në mënyrë të sigurt dhe rreth 673 milionë njerëz praktikojnë jashtëqitjen e hapur.
Dita Botërore e Tualetit ekziston për të informuar, angazhuar dhe frymëzuar njerëzit që të ndërmarrin veprime drejt arritjes së këtij qëllimi. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e shpalli Ditën Botërore të Tualetit një ditë zyrtare të OKB-së në 2013.
Dita Botërore e Tualetit shënohet nga fushata komunikimi dhe aktivitete të tjera. Ngjarjet janë planifikuar nga entitete të OKB-së, organizata ndërkombëtare, organizata lokale të shoqërisë civile dhe vullnetarë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të frymëzuar veprime. Tualetet janë të rëndësishme sepse qasja në një tualet funksional të sigurt ka një ndikim pozitiv në shëndetin publik, dinjitetin njerëzor dhe sigurinë personale, veçanërisht për femrat. Sistemet sanitare që nuk trajtojnë në mënyrë të sigurtë jashtëqitjet lejojnë përhapjen e sëmundjes.
Mund të rezultojnë sëmundje të rënda të transmetuara nga toka dhe sëmundje të shkaktuara nga uji si kolera, diarreja, tifoja, dizenteria etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here