Mllefi për mësueset, motivim për karrierën e Ermalit, por vrastare për moralin e shoqërisë

Nga Evanthi Pango

 

Së fundmi në rrjetet sociale në Shqipëri u bë virale një video e një aktori humori, që për hir të së vërtetës, është vënë re ngjitje dhe sukses shumë i madh në karrierën e tij. Duke i qëndruar parimit se çdo njeri ka meritat e tij për çka ka arritur në jetën e tij, duhet thënë se kur të tilla deklarata ndikojnë në moralin e të gjithë shoqërisë bëhen problematike.

Pse?

Nuk do të kisha marrë mundimin ta bëja këtë shkrim ditën e sotme, nëse deklarata e personazhit në fjalë do të ishte harruar, por tashmë ai me statusin e një “infuencëri” ka bërë që sot të vërshojë në rrjetet sociale një mori videosh amatore ku shfryhet i gjithë mllefi ndaj mësueseve. Të frymëzuar nga Ermali, shoh shpesh statusin “në djall mësuese”(në anglisht, ndoshta sepse sharjet janë më të thjeshta për t’u lëshuar në gjuhë të huaja.)

Së pari, secili prej nesh, është hasur me problemet e sistemit arsimor, ku një pjesë e nxënësve të papërqëndruar apo me talente të veçanta, janë lënë mënjanë apo bullizuar nga mësuesit, të cilët te brumosur në sistemin e kaluar, i kanë mëshuar më tepër rëndësi teorisë dhe edukatës.

Për këtë të fundit, kanë bërë shumë mirë, duke parë në  çfarë mungese etike është katandisur brezi i 20 vjeçarit të fundit. Për të parën do të na duhej të hapnim një debat tjetër.

Por ku qëndron problemi i shpërthimeve të ditës së fundit?

Mllefi që e ka motivuar aktorin të ngjitet lart e më lart në karrierën e tij, dhe e lëmë mënjanë nëse kjo është diçka e mirë apo e keqe, ka bërë që ai të përdorë gjithëfarësoj metode, duke vrarë çdo lloj parimi e morali, për të arritur aty ku do. Sigurisht që unë personalisht as nuk e njoh e as nuk e gjykoj jetën personale të personit në fjalë, por duke parë luksin që reklamon dhe mbështetjen haptazi ndaj atyre që kanë shkatërruar moralin shqiptar, dalim në një ekuacion të thjeshtë.

Këtu nuk ka asnjë problem për Ermalin, por ka problem për modelin që ai jep në një shoqëri kaq të brishtë e me probleme sa ajo shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here