Drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismaili është shkarkuar nga ky post vetëm 8 muaj pasi mori detyrën.
Në vendin e Ismailajt është emëruar Ervin Hoxha, i cili deri më sot ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Ismaili u emërua në krye të IKMT-së në vend të Dallëndyshe Bicit, pasi kjo e fundit mori drejtimin e Kadastrës, pas shkarkimit të Artan Lames.