Guarda di Finanza – 4 Shqiptarë në pranga

Dy ditët e fundit policia italiane zhvilloi një megaoperacion dhe ekzekutori 27 urdhër arreste.

Katër prej të arrestuarve janë shqiptarë, sic bënë me dije mediet italiane.

Sakaq, janë mësuar dhe identitetet e personave të arrestuar.

Bëhet fjalë për Agim (Jimmy) Kuci, 39 vjeç, Eugers Nezha, 22 vjeç, Elvis Çollaku, 30 vjeç dhe Indrit Shaba, 28 vjeç.

Shtatëmbëdhjetë nga të dyshuarit e arrestuar akuzohen si anëtarë të një shoqate kriminale të drejtuar nga anëtarë të familjes De Marte-Gioffrè, me origjinë nga Seminara dhe të lidhur me grupet “Ndrangheta” me banim në Kalabri, por që kanë zënë rrënjë prej vitesh në zonën e Diano Marina.

Organizata synon blerjen, kultivimin, transportin, rishitjen dhe shitjen e kokainës, hashashit dhe marihuanës.

Anëtarët e organizatës kishin banesa të ndryshme që përdoreshin për mbledhje operative të anëtarëve me qëllim marrjen e vendimeve në lidhje me furnizimin me lëndë narkotike, për negociata me furnitorët dhe blerësit, për ruajtjen, paketimin dhe transferimin e lëndës narkotike për udhëtime organizative për blerje të lëndëve narkotike, për dërgimin e parave dhe për grumbullimin e parcelave që përmbajnë lëndën narkotike.

Makinat që i përkisnin anëtarëve ishin të marra me qira posaçërisht për transportin e lëndës narkotike, e cila në disa raste ngarkohej edhe në autobusë që operonin në linjën Reggio Calabria/Ventimiglia.

Të dyshuarit akuzohen për 56 episode të blerjes, transferimit, transportit të sasive të kokainës dhe marihuanës, si dhe kultivimin e marijuanës; krime (të kryera ndaj disa blerësve të lëndëve narkotike për t’i detyruar të shlyejnë borxhet e grumbulluara nga blerjet e bëra), vjedhjeve të mjeteve të transportit, zhvatjes (në formë të tentuar dhe të konsumuar), kanosje.

Veprimtaritë e detajuara hetimore të zhvilluara nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare Imperia, nëpërmjet shërbimeve të përndjekjes dhe vëzhgimit, të kryera edhe në Kalabri, si dhe nëpërmjet përgjimit të mbi 100 numrave të telefonit, kanë bërë të mundur monitorimin e vazhdueshëm të aktiviteteve të kryera nga shoqata kriminale.

Qendra operative dhe vendimmarrëse e shoqatës ndodhej në rezidencën e familjes DE MARTE me vendndodhje në Diano Castello, ku falë përdorimit të kamerave u bë e mundur të identifikoheshin anëtarët e shoqatës, rolet e ndryshme të mbuluara prej tyre, si dhe rindërtimi i fazave të ndryshme të trafikut të drogës që kryhet.

Nga hetimet është konstatuar se në rezidencën e GIOFFRÈ – DE MARTE drejtuesit e shoqatës kanë marrë vendime për sasinë e lëndës narkotikeqë do blihej, janë organizuar me detaje udhëtimet drejt Kalabrisë për furnizimin e drogës, është prerë dhe fshehur kokainë, furnizoheshin tregtarët e drogës në dispozicion të shoqatës dhe klientët e pashlyer ose tregtarët e pabesë të drogës u morën me forcë për t’u kërcënuar ose rrahur.

Po ashtu, është urdhëruar sekuestro parandaluese ndaj 18 të dyshuarve në vlerë të përgjithshme prej 866.400€, të ardhura nga veprimtaria e paligjshme e kryer nga shoqata kriminale, lidhur me 128 marrëdhënie bankare, 18 automjete dhe 12 motoçikleta, 6 prona dhe 39 toka të ndodhura në Diano Marina (IM), San Bartolomeo al Mare (IM), Cassano delle Murge (BA), Trapani, Marsala (TP) dhe Misiliscemi (TP).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here