Si sot lindi Bosi më i madh i COSA NOSTRA-s

Në një ditë si sot Lind bosi i bosëve mafiozë të Cosa Nostra, Salvatore “Toto” Riina

“Toto” Riina njihet si drejtuesi i fushatës më vrastare në historinë e mafias italiane, që mbërriti kulmin në fillim të viteve 1990, kur vrasja e prokurorëve të antimafias Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, shkaktoi një reagim të fortë të opionit publik, çka nxiti autoritetet shtetërore t’i jepnin një goditje të madhe organizatës kriminale.

Riina pasoi Luciano Leggio si shefi kryesor i fraksionit Korleonez në mafian siçiliane në fillim të viteve 1980, dhe arriti të vihet në krye të Cosa Nostra-s pas një lufte të egër për pushtet brenda radhëve të organizatës. Njeriu më i besuar i tij, Giovanni Brusca, vlerësohet se të ketë vrarë 100-200 persona me urdhrin e vetë Riinës.

Në shkelje të hapur të kodeve tradicionale të mafias, Riina urdhëroi edhe vrasjen e grave dhe fëmijëve, vetëm për të mbjellë terror. Pas shumë dekadave në arrati, ai u arrit të kapet nga policia në vitin 1993, çka provokoi një seri shpërthimesh pa dallim, duke mos kursyer as galeritë e artit dhe qendrat kulturore.

Rina vdiq 17 Nëntor në 2017,  Parma, Itali.

Ishte 87 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here