Spitali që është bërë kryeqendër e sulmeve në Gaza: çfarë fshihet poshtë tij

 Të rrethuar prej ditësh nga ushtria izraelite, mjekët brenda spitalit përsëritën se mungesa e karburantit për gjeneratorët e energjisë elektrike po i bën ata të paaftë për të shpëtuar pacientët. Izraeli ka refuzuar të tërhiqet, duke pretenduar se spitali fsheh një bazë të Hamasit.

Izraeli thotë se luftëtarët e Hamasit kanë një seli nëntokësore në tunele poshtë spitalit dhe po përdorin qëllimisht pacientët e tij si mburojë, një pretendim që Hamasi e mohon.

 Mjekët kanë paralajmëruar për rritje të viktimave midis pacientëve, përfshirë foshnjat e porsalindura, dhe shqetësimi për përhapjen e sëmundjes po rritet, ndërsa forcat izraelite i afrohen portave të al-Shifa, spitalit kryesor të qytetit të Gazës.

 Raportet të hënën sugjeruan se mijëra njerëz janë larguar nga spitali. Por edhe një numër i madh mbeten të bllokuar brenda, raporton El Jazeera.

 Të paktën 650 pacientë mbeten, si dhe stafi, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Ashraf al-Qudra, i cili ishte brenda spitalit al-Shifa në qytetin e Gazës.

 Ai tha se një tank izraelit ishte vendosur në portën e spitalit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here