Dëbora e parë për këtë viti, nisi në Qafë Thore, Theth.
Kjo u bë e ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në “Facebook”, ku thotë se kjo dëborë na fton në sezonin dimëror.
ARRSH njofon se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtur hapur dhe lehtësisht të kalueshëm këtë aks, por edhe për turistët alpinë që zgjedhin të vizitojnë këtë zonë turistike.