Një raport i fundit i Bankës Botërore evidenton se Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë mbi 15 vjeç që përdor pagesa digjitale. Në vitin 2021, vetëm 35% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri mori ose kreu një pagesë digjitale në krahasim me 29% në vitin 2017.
Banka vëren se vendet e tjera të rajonit kanë bërë hapa më të shpejtë në këtë drejtim, madje edhe Kosova renditet shumë më mirë.
Në vitin 2021, gati 48% e popullsisë mbi 15 vjeç në Kosovë ishte përdorues i pagesave digjitale nga 39% në 2017. Ne Bosnjë, 67% e popullsisë mbi 15 vjeç përdorën pagesa digjitale, në Maqedoninë e Veriut, 74%, dhe në Serbi 87%.
Banka analizon se pagesat digjitale janë bërë më të përhapura në Ballkanin Perëndimor, megjithëse ka ende mbetet shumë për të bërë.
Ndërsa ekonomitë bëhen më digjitale, pagesat mundësojnë këtë tranzicion. Ato lejojnë që aktivitetet ekonomike dhe financiare të zhvillohen në një normë më të shpejtë, më të përshtatshme dhe më e sigurt.
Shkalla e përdorimit të pagesave digjitale përfshin pagesat përmes një instrumenti, pajisjeje ose kanali digjital të pagesave siç është banka elektronike, transfertat, kartat e kreditit dhe debitit, paratë elektronike (e-money).