Në një ditë si sot dhe pikërisht më 8 nëntor 1462, u shkrua dokumenti i parë në shqip, “Formula e pagëzimit”.
Formula është shkruar prej kryeipeshkvit të Durrësit, imzot Pal Engjëllit, në gjuhën kishtare të kohës, në latinisht. Ky dokument ruhet në bibliotekën Laurentiane të Firencës dhe për herë të parë është gjetur në vitin 1915 nga historiani rumun, Nicolae Jorga. Dokumenti është fryt i vizitës baritore, që kryeipeshkvi shqiptar imzot Pal Engjëlli, bëri si bari e udhëheqës shpirtëror nëpër Kishat famullitare e viset e kryedioqezës së Durrësit të kohës. Në mbarim të kësaj vizite baritore, imzot Pal Engjëlli pasi përballet me vështirësitë që i kanoseshin popullsisë shqiptare, u lë porosi priftërinjve të pagëzonin foshnjat, në rast të rrezikut vdekjeje, me fjalët e Formulës së ritualit kishtar të Pagëzimit: “Unë po të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt”. Në kryeveprën e tij kushtuar Skënderbeut, Marin Barleti shkruan se Pal Engjëllit ishte burrë i ditur dhe zotësi të rrallë në oratori, të cilin Skënderbeu e mbajti afër vetes për nga kultura dhe maturia e tij.