Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli është shpallur kampione e Evropës në dygarësh për peshën 55 kg.
Veli ka ngritur 208 kg duke siguruar vendin e parë në kampionatin që po organizohet në Tiranë.
Veli realizoi të tre provat duke ngritur 91, 93 dhe 95 kilogramë, të cilat i siguruan vendin më të lartë në podium në këtë stil, ndërsa la pas me një kilogram më pak Konotop të Ukrainës dhe Sterck të Belgjikës. Kamila Konotop dhe Nina Sterck ngritën më pas 94 kg dhe peshëngritësja shqiptare u kundërpërgjigj, duke ngritur 95 kg, çka i siguroi medaljen e artë në shkëputje.
Në stilin e shtytjes Veli pasi realizoi provën e parë 108 kg dhe të dytën 111 kg siguroi medaljen, ndërkohë që Konotop e Ukrainës ngriti 113 kg dhe e kaloi në renditjen e përgjithshme. Në dygarësh Veli ka arritur të ngrejë peshën e përgjithshme 208 kg.
Peshëngritësja jonë zuri vendin e dytë në stilin e shtytjes, pasi në krye u rendit peshëngritësja nga Ukraina, Kamila Konotop.