Sqarime mbi marrëveshjen e firmosur sot me homologen italiane, Meloni, për të kthyer Shqipërinë vend pritës për emigrantët.
Kryeministrja Meloni shpjegoi se është rënë dakord, që të përdoren disa zona të Shqipërisë si vend pritës të refugjatëve, për të bërë të mundur seleksionimin e tyre, në mënyrë që të vendoset nëse ata kanë të drejtë të përfitojnë azil, ose jo. Sipas medias italiane, kjo bazë pritëse, mësohet se do të jetë Shëngjini, ku përgjatë një viti mund të mbërrijnë deri në 36 mijë emigrantë, siç edhe ka deklaruar kryeministrja italiane. Marrëveshja u njoftua nga kryeministrja italiane, ndërsa pala shqiptare deri tani asnjë njoftim.