Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë ndjerë para pak çastesh në zonën e Tiranës dhe të Elbasanit. Bëhet me dije se rreth orës 14:50 dhe 9 km në jugperëndim të qytetit të Elbasanit ka qenë epiqendra e tërmetit prej 3.9 ballësh të shkallës Rihter.
Sipas burimeve lëkundja e parë ka qenë mjaft e fortë. Ndërkohë tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytet. Për momentin nuk raportohet për dëme.