Sot paradite ka ndërruar jetë kineasti Vladimir Prifti. Ai lindi në Tiranë, më 1 qershor 1942. Pasi u diplomua për aktor nga shkolla e lartë “Aleksandër Moisiu” u emërua aktor në Teatrin Popullor ku luajti disa role të dyta dhe spikati veçanërisht me Kogon te drama “Fytyra e dytë” e Dritëro Agollit (I968).
Filmi i tij i parë artistik ishte “Udha e shkronjave” (I978), nderuar me çmim të vecantë në Festivalin III të Filmit Artistik Shqiptar dhe me Çmim e Parë të Republikës. Sado që kanë kaluar vite, ai mbetet ndër kulmet e regjisorit dhe të vetë kinematografisë shqiptare.
Vladimir Prifti është regjisori i shumë filmave të njohur si “Udha e shkronjave”, “Dhe vjen një ditë”, “Flutura në kabinën time”, “Kush vdes në këmbë”, “Era e ngrohtë e thellësive”, “Dasma e Sakos”, “Kur hidheshin themelet”, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”. etj.
Ai është Nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin, që ka dhënë në kinematografinë shqiptare.