28 Vjet mungon Pajtuesi i Gjaqeve Anton Çeta

Në përvjetorin e vdekjes së Profesor Anton Çeta (1920- 4 nëntor 1995) Profesori Anton ishte shkolluar ne Tirane e Korçë, ndërsa më vonë ishte profesor në Falkultetin Filozofik të Beogradit, njëri nga themeluesit e Universitetit të Prishtinës, punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, shkrimtar, mbledhês i folkorit e mbi te gjitha patriot e veprimtar i kauzes kombëtare.
Në vitin 1990 iu ishte bashkangjitur Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve, Plagëve e Ngatërresave ku luajti rolin kryesor ne faljen 1169 gjaqeve, 477 plagëve dhe 865 ngatërresave përkunder faktit që me modesti thoshte:”Rinia po i pajton gjaqet. Ne, të vjetrit jemi vetem si hudhëra, për mësysh”.
Për një kohë të gjatë ka punuar ne Degën e Folklorit të Institutit Albanologjik, ku edhe pse i pensionuar, kishte ardhur në mbrojtje të punonjësve të Institutit nga dëbimi i dhunshëm dhe më 8 mars 1994 u rrah (në moshën 74 vjeçare) brutalisht nga policët dhe paramilitarët serbë bashkë me akademikët Idriz Ajetin e Rexhep Qosjen dhe me drejtorin e Institutit dr.Sadri Fetiun. Profesori Anton vdiq më 4 nëntor 1995 në Prishtinë dhe u varros ne Prizren. Pas veti ka lënë 16 vepra të botuara, një numër të madh studimesh nëpër revista të ndryshme shkencore, dy vajza, Donikën e Agatën dhe emrin e autoritetin e tij që nuk harrohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here