Mbi 9 mijë të vrarë në Gaza

Gaza është e rrethuar dhe po përballet me sulme të vazhdueshme ajrore, detare dhe tokësore nga Izraeli, që kur Hamasi kreu sulm në Tel Aviv më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 persona.

Izraeli ka bllokuar furnizimet me karburante, ujë dhe rrymë për në Gazë, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë. Autoritetet izraelite kanë lejuar vetëm një pjesë të vogël të ndihmës për palestinezët që ka hyrë nga pikëkalimi Rafah, që lidh Gazën me Egjiptin.

Ndërkaq, në konferencën e përditshme të IDF, zëdhënësi izraelit Daniel Hagari thotë se ushtria ka kontaktuar me familjet e 242 pengjeve që mbahen në Gaza, nga grupi militant palestines, Hamas.

Hamasi thotë se i ka fshehur pengjet në të gjithë Gazën, duke përfshirë në tunele. Javën e kaluar, ata thanë se të paktën 50 pengje ishin vrarë nga sulmet ajrore izraelite, një shifër që nuk mund të verifikohet. Dhe dje, Hamasi tha se shtatë pengje u vranë në një sulm ajror në kampin e refugjatëve Jabalia.

Numri i njerëzve të vrarë në Gaza është rritur në 9,061, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës të udhëhequr nga Hamasi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here