113 Vjet Tefta Tashko Koço

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 2 nëntor 1910, lindi sopranoja Tefta Tashko Koço. Ariet lirike të Mozart-it, Verdi-t, Donizetti-t, Pergolezzi-t, Bellini-t, Puccini-t etj, pjesë e repertorit të Koços, dëshmojnë për dimensionin europian të sopranos, të cilësuar si “bilbili shqiptar”. Ndonëse afatshkurtër, karriera e saj njohu veçse të përpjeta. Krahas muzikës operistike klasike, interpretoi me zërin e saj autentik edhe këngë popullore, si pjesë integrale e kulturës muzikore shqiptare. Janë plot 36 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë që Koço i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942, në Paris dhe në Milano. I besuari i sopranos, si vargshkrues i dhjetëra këngëve në repertorin e saj, ishte liriku i letrave shqipe, Lasgush Poradeci, i cili ka edhe autorësinë e një prej këngëve të Koços, që gëzon më shumë popullaritet, “Kur më vjen burri nga stani”!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here