83 Vjet Lufta Italo – Greke me arenë beteje Shqipërinë

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 28 Tetor 1940, Italia sulmon Greqinë përmes Shqipërisë, duke shënuar hyrjen e Greqisë në Luftën e Dytë Botërore. Italia u befasua nga qëndresa dhe kundërpërgjigjja greke. Lufta filloi pasi diktatori grek Ioannis Metaxas hodhi poshtë një ultimatum italian që kërkonte pushtimin e territorit grek. Forcat italiane pushtuan Greqinë. Ushtria greke kundërsulmoi dhe detyroi italianët të tërhiqeshin. Nga mesi i dhjetorit, grekët kishin hyrë në gati në një të katërtën e Shqipërisë. Në mars të vitit 1941, në një kundër-ofensive italianët përsëri humbën. Për këtë humbje, më vonë, gjeneralët italianë dhe Musolini do të fajësonin shqiptarët. Dy batalione të quajtur Tomorri dhe Gramshi, të formuar me shqiptarë iu bashkëngjitën ushtrisë italiane gjatë konfliktit; Megjithatë, shumica e tyre dezertoi – Në prill të vitit 1941, Gjermania naziste i vjen në ndihmë Italisë dhe pushton Greqinë përmes Bullgarisë dhe Jugosllavisë. Në 12 prill, ushtria greke filloi të tërhiqej nga Shqipëria. Më 20 prill, ushtria greke e Epirit dorëzohet tek gjermanët, dhe më 23 prill të vitit 1941 nënshkruan armëpushimin. Kështu mori fund Lufta italo – greke. Fitorja greke gjatë ofensivës italiane në tetori 1940 ishte fitorja e parë aleate dhe ndihmoi për të ngritur moralin në Evropën e pushtuar. Disa historianë, si John Keegan, argumentojnë se kjo fitore mund të ketë ndikuar edhe rrjedhën e gjithë luftës, duke detyruar Gjermaninë t’i shtynte datën e pushtimit të Bashkimit Sovjetik, pasi iu desh të ndihmonte Italinë kundër Greqisë. Kjo vonesë bëri që pushtimi gjerman i Bashkimit Sovjetik të mos kryej para fillimit të dimrit të ashpër rus, siç ishte planifikuar, duke çuar kështu në humbjen gjermane në Betejën e Moskës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here