SPAK i sekuestron pasuritë Burrit: reagon Olta Xhaçka

SPAK ka vendosur sekuestrimin e një sipërfaqe prej mbi 5512 metër katrorë në Gjilekë të Himarës.

Mësohet se vendimi është marrë pas zhvillimit të hetimeve për falsifikimin e dokumenteve. Bëhet fjalë për sipërfaqen mbi të cilin Artan Gaçi bashkëshorti i ish ministres Olta Xhaçka parashikon të ndërtojë hotelin me të cilin ai u shpall investitor strategjik.

Dosja është hapur pas padisë që paraqiti në prokurorinë e posaçme Fredi Beleri i cili ndodhet në proces gjyqësor me akuzën e blerjes së votave për zgjedhjet e 14 majit ku rezultoi fitues.

Ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar ndaj akuzave të Sali Berishës lidhur me bashkëshortin e saj, Artan Gaçi.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, Xhaçka thotë se bashkëshorti i saj nuk ka marrë asnjë m2 tokë nga shteti, ndërsa inkurajon SPAK të bëjë punën e vet hetimin e “origjinës së një prone private qysh nga viti 1994”.

“Një kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral.

Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e një pjese të kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë.

SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund!” shprehet Xhaçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here