Durrësi mund të krahasohet me qytetet më te mëdhenj te Mesdheut antik dhe Mesjetar.
Qyteti Epidamn Dyrak u ndërtua nga Iliret Taulant, dallendyshasit ne shekuj XIII-XI p.K. Banoret e pare te Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoiler, pellazge, ngritën ne rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para prehistorike. Ne kushtet e një klime mesdhetare, zona me e përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira Perendimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve antik, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjine ilire të quajtur Dyrah dhe Epidamn.
Mbreti Epidamn, ndërtoi pjesën e fortifikuar të qytetit në juglindje të Malit të Durrësit, kurse nipi i tij Dyrrak, ndërtoi Portin që për shumë e shumë shekuj mban emrin e tij. Nga këto dy emra mbijetoi deri në ditët tona, emri Dyrrah-Durrësi, për vete rolin e tij si liman-Port. Emri i vërtet i mbretit vendas Dyrrah, identifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor të relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), që duken kur hyn në Gjirin e Durrësit.
Monedhat e vjetra të qytetit 450-350 para.K.
Monedhat e vjetra të qytetit 450-350 para.K.
Monedhat pas vitit 350 para.K.
Monedhat pas vitit 350 para.K.
Qyteti u zhvillua më shpejtësi për të mundësuar zëvendësimin ë rolit të Trojës, duke u bërë pika më e përshtatshme ndërlidhëse midis Pelegi-Evropë dhe Hesperisë të populluar nga Tuske e Dardanë. Në shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulante: Shtete më Kryeqendër Dyrrahun. Në shekujt VII-III p.K Federata Taulane e shndërroi Taulaninë në shtetin kryesor Ilirë të Ultësirës Perëndimorë Panadriatike, duke e bërë kryeqendrën Dyrrah, qytet më zhvillim të gjithanshëm “Derë e dritare” të Evropës. Në shekujt II p.K deri X era e re, Evropa Perëndimorë njihej më emrin Durrës, që ishte Shtet i Pavarur brenda Perandorisë Romakë-Bizantinë.
Periudha bizantinë
Gjatë periudhës Bizantinë vazhdoi të mbetej qyteti më i rëndësishëm në brigjet perëndimorë të Gadishullit të Ballkanit. Ai ishte kryeqendra e Provincës “Epiri i Ri”, ku përfshiheshin krahinat nga lumi Mat deri tek lumi Vjosa.
Në kohën e Perandorit të Anastasit I (491-519) dhe Justianani I (527-565), qyteti pësoi transformime të ndjeshme në strukturën urbanë duke marrë tiparet e një qyteti tipik bizantino-kristian.
Në shekujt VIII u formua në Durrës, Njësia Administrativë “Ahrondia e Dyrrahut”, formë vetëqeverisje e qytetit me krahinat përreth. Në vitet e para të shek. IX u themelua “Thema e Dyrrahut”, që kishte për qëllim mbrojtjen nga rreziku i sulmeve të Arabëve dhe Frëngeve si dhe për të përballuar presionet tregtarë të Venedikut. Kjo njësi ushtarako-administrative, përfshinte trojet nga Tivari në vëri e deri në Gjirin e Vlorës në jug, ndërsa në lindje kufizohej më lumin Drin.
Më Durrësin, si kryeqendër të saj, u krijua dhe u përhap Qytetërimi Mesjetar, kultura arbnore, u kalua në sistemin feudal dhe në krijimin gradual të një shtresë fisnikësh të rinj. Gjithë ky proces, çoi nga formalizmi deri tek shkëputja e plotë e lidhjeve të zonës Durrës nga Bizanti.
Shekujt XI-XV
Në shekujt XI-XV, Shteti Shqiptar njihet më emrin Shteti i Arbërit. Ky shtet, kulmin e tij e arriti në periudhën e mbretërimit të Gjergj Kastriotit. Sipas kronikëve Osman të shekullit XVI, Durrësi apo siç e cilësojnë ata “Konstandinopoja e Dytë”, u pushtua nga turqit më 13 Gusht 1501.
Pushtimi Osman pati pasoja të rënda për Durrësin. Qyteti më i madh dhe hijerëndë, u shndërrua në një qytezë më 100-120 shtëpi, dukë mbetur i tillë për një periudhë relativisht të gjatë. Vetëm në shekulli XVII, qyteti filloi të rimarrë vetën dukë u bërë qendër e tregtisë transite dhe skela kryesorë e Shqipërisë së Mesme.
Në reformën administrativë të vitit 1888, Durrësi ishte Sanxhak i vilajetit të Shkodrës. Në fillim të vitit 1912 qyteti më rreth 4700 banorë, ishte nyjë kryesorë ndërlidhjeje midis qendrave të lëvizjes kombëtarë.
Më 21 Nëntor 1912, në Portin e Durrësit, zbritën një grup patriotësh të kryesuar nga atdhetari I. Qemali, të cilët vinin me misionin historik që të shpallnin mëvetësinë e shtetit Shqiptar dhe më 26 Nëntor në Durrës ngrihet flamuri i Pavarësisë.
Sundimit turk i kishte ardhur fundi, por duket së qytetin e lakmonin invazione të tjera: pushtimi serbë (1913), ai austro-hungarezë (1916) dhe pushtimi italian (1918).
(përgatiti Aleksandër Hasanas)