Në Greqi u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku e majta fitoi shumicën e bashkive.
Nga rezultatet, Partia Demokracia e re humbi 5 periferi, ndërkohë që u vu re një pjesëmarrje shumë e ulët popullore, jo e zakontë kjo për Greqinë ku shumica e qytetarëve votojnë.
Ndërkohë, u përmbys rezultati i një jave më parë në Athinë e Selanik, duke bërë që në Athinë të zgjidhet Haris Doukas (56%), ndërsa në Selanik, Stelios Angeloudis.